BLUETOOTH

“Shkoi në burgun e Peqinit për të takuar Dritan Dajtin”- Cllevio tregon si u pajtua me Noizyn: Është futur pedagogu im, nuk ia prish dot

15:47 - 21.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sherri mes reperëve Noizy dhe Cllevio u kthye në qendër të mediave rozë pak muaj më parë. Ky i fundit ka zbuluar në një intervistë të dhënë për emisionin “Ditë pas dite” në RTSH se ndërmjetës për të shuar sherrin mes tyre ka qenë Dritan Dajti.




Cllevio u shpreh se ka qenë Noizy ai që i ka kërkuar Dritan Dajtit që të mbyllë çështjen mes tyre duke e takuar atë në burgun e Peqinit. Ai tha se me futjen e tij në këtë çështje ka zgjedhur të mbyllë konfliktin me reperin Noizy, citon Panorama Plus.

“Nuk la njeri pa kapur për të mbyllur muhabetin dhe në fund fare shkoi në burgun e Peqinit. Për të kapur pedagogun tim. Më tha pedagogu im Dritan Dajti mua lëre. Është futur Tani dhe unë nuk ia prish dot.

Edhe ia prish, por problem është se të ndëshkon ai pastaj dhe unë nuk dua që të ndëshkojë ai. Të tjerët le të ndëshkojnë por atë nuk dua kurrë. Është futur ai por mua prapë nuk më mbajnë nervat ndonjëherë se më sjellin pamje, i nxjerrin në internet”, deklaroi Cllevio.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.