BLUETOOTH

‘Si ta bëjmë trupin si ty?’ Ermal Mamaqi vë në siklet Arta Nitajn, shpërthen në lot në prapaskenë

19:43 - 21.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktori i njohur Ermal Mamaqi ka vënë në siklet Arta Nitajn, e cila ka shpërthyer në lot në prapaskenën e ‘Dance with Me’. Pas performancës së saj, aktori u duk sikur donte të sillte në vëmendjen skandalin që qarkulloi për të  dhe pyeti: “Doja të dija si ta bëjmë edhe ne trupin si Arta?”




Teksa Alketa iu përgjigj “Duhet të shkosh në Brazil”, Ermali i tha: “Brazil ose Dubai” ndërsa sërish përgjigjen e mori nga Alketa që e pyeti: “Po me Dubain, ç’kishe tani?”. Si për ta mbyllur bisedën, Ermali tha: “Ka shumë cilësi atje”.

Për të gjithë këtë, Arta reagoi me qetësi dhe e kaloi me buzëqeshje por sipas mediave, nuk ka arritur të mbajë dot lotët.

Kujtojmë se pak kohë më parë, Teddy Grey, një YouTube-r i njohur britanik  publikoi mesazhe dhe foto që kanë të bëjnë me modelen Arta Nitaj, të cilën e akuzon se merr para në këmbim të kalimit një nate me të.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.