Kronikë

VIDEO/ Aksidenti në Peqin, “Benz-i” u përplas me një “Volkswagen”! Humbi jetën shoferi

22:40 - 21.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në segmentin rrugor Peqin-Rrogozhinë, ku ka humbur jetën një person, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.




Autoritetet bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete, përkatësisht një “Mercedes Benz”, i cili ka goditur një “Volkswagen”.

Ndërkohë, dy të lënduarit janë transportuar në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, kurse policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

 

Njoftimi i policisë:

Peqin/ Informacion paraprak

Më datë 21.09.2022, rreth orës 21:40, nē aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Karin, Peqin, mjeti tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Volkswagen “, dhe për pasojë ka ndëruar jetë drejtuesi i mjetit tip”Benz”, si dhe janë dëmtuar dhe dy pasgjerë të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.