Kronikë

EMRI/ Humbi jetën në aksidentin e Rrogozhinës, kush është shoferi 40-vjeçar (VIDEO)

22:55 - 21.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i ka marrë jetën një shoferit të një automjeti tip “Mercedes Benz” mbrëmjen e sotme në segmentin rrugor Peqin-Rrogozhinë, në fshatin Karinë.




 

 

Sipas konfirmimit prej burimeve të Gazetës Shqiptare, viktima është Artor Tufa, punonjës i zjarrfikëses së Elbasanit.

Përsa i përket ngjarjes, në të janë përfshirë dy automjete, përkatësisht një “Mercedes Benz”, i cili ka goditur një “Volkswagen”.

Njoftimi i policisë:

Peqin/ Informacion paraprak

Më datë 21.09.2022, rreth orës 21:40, nē aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Karin, Peqin, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.T., banues në Peqin, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen “, me drejtues shtetasin E.B., banues në Elbasan.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi A.T, si dhe janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen”, dhe pasgjeri i këtij mjeti shtetasi P.N., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.