AKTUALITET

Akuzat e AKU për bakterin e rrezikshëm, përfaqësuesi i “Frigo Food” konsumon “live” salçiçe Wudy

15:44 - 22.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përfaqësues i kompanisë “Frigo Food”, Sokol Meqemeja, ka deklaruar se produktet  Wudy ”  të mbërritur në Shqipëri, janë prodhuar nga një fabrikë e sigurtë.




Për të  qetësuar qytetarët, pasi ditën e djeshme  qarkulloi lajmi se në produktet Ëudy gjendet një bakter i rrezikshëm, Meqemeja konsumoi “live” salçiçe.

Ai tha se këto produkte që mbërrijnë në Shqipëri, janë të shoqëruars me rezultatin e analizave, të kryera nga laboratorët në Itali, që janë të çertifikuar prej Bashkimit Europian, si edhe kalojnë në një filtër të dytë nga autoritetet përgjegjëse shqiptare.

Fjala e Sokol Meqemejas:

Të nderuar qytetarë dhe përfaqësues të medias! Unë jam Sokol Meqemeja, përfaqësues i kompanisë “Frigo Food”, importues ekskluziv i produkteve “Wudy ” në Shqipëri. Ditën e djeshme, opinioni publik është njohur me një deklaratë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, i cili informonte se disa lote të produkteve Wudy janë kompromentuar me virusin “Listeria”. Në respekt të qytetarëve, si edhe të angazhuar maksimalisht për sigurinë e shëndetit të klientëve, shoqëria “Frigo Food”, Ju sqaron si vijon: “Frigo Food”, prej rreth 20 vitesh, është përfaqësues i kompanisë italiane “AIA”, një prej sipërmarrjeve më të mëdha italiane dhe europiane. Disa ditë më parë, “Frigo Food” është njoftuar nga kompania “AIA” se, në një prej stabilimenteve të saj, ka pasur defekt impianti i pasterizimit. Ju sqarojmë se kompania “AIA” ka disa stabilimente prodhimi. Ky njoftim u është shpërndarë menjëherë Ministrisë italiane të Bujqësisë, autoritetit kompetent të Bashkimit Europian, si edhe të gjithë bashkëpunëtorëve të kompanisë italiane “AIA”, përfshirë edhe importuesin ekskluziv të produkteve Ëudy në Shqipëri, “Frigo Food”.

Kompania italiane njofton gjithashtu se ka tërhequr të gjithë produktin e kompromentuar nga tregu europian. Ndërsa, sa i përket produktit “Wudy ” të mbërritur në Shqipëri, sasia e importuar është prodhuar dhe është shpërndarë nga një fabrikë, e cila është 100 për qind e sigurt. Produkti “Wudy ” i mbërritur në vendin tonë nuk ka asnjë lidhje me impiantin e kompromentuar të kompanisë “Aia” në Itali. Produktet “Wudy ” që janë importuar në Shqipëri kanë garanci maksimale dhe kjo është e konfirmuar nga fletët e analizave të kryera në Itali, si edhe nga Autoritetet shqiptare. Për të qenë sa më transparent me Ju dhe opinionin publik, ju sqarojmë se çdo sasi produktesh Wudy që mbërrin në vendin tonë, është i shoqëruar me rezultatin e analizave, të kryera nga laboratorët në Itali që janë të çertifikuar prej Bashkimit Europian, si edhe kalojnë në një filtër të dytë nga autoritetet përgjegjëse shqiptare. Në asnjë rast të vetëm, as këto muajt e fundit, nuk është konstatuar që produktet Ëudy të importuara në Shqipëri të kenë pasur problem për sigurinë e shëndetit të klientëve. Kompania “Frigo Food” zhvilloi gjatë ditës së djeshme komunikime intensive me autoritetet përkatëse shqiptare, ku i sqaroi me detaje situatën, si edhe paraqiti garancitë maksimale se produktet “Wudy ” të importuara në tregun shqiptar nga kompania jonë, janë tërësisht të sigurta për përdorim nga qytetarët.

Për të gjitha këto arsye, kompania “Frigo Food” kërkon të sigurojë qytetarët shqiptarë që kanë përdorur produkte “Wudy ” se nuk do të kenë asnjë pasojë në shëndetin e tyre dhe ato mund të përdoren pa asnjë problem, duke respektuar në çdo rast shënimet përkatëse në etiketën e produktit. Përtej dokumentave zyrtare, kompania “Frigo Food” mund të japë edhe një garanci të shtuar për qytetarët dhe klientët e saj mbi cilësinë maksimale të produktit “Wudy ” që gjendet në tregun shqiptar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.