AKTUALITET

Alarmi nga sallami: Diarren e shkakton salmonela, Wudy rrezikon shtatzënat dhe të sëmurët me kancer

14:21 - 22.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Menjëherë pas lajmit se AKU ka konstatuar bakterin Listeria monocytogenes STI55 në sallamet “Wudy” në rrjetet sociale qarkulluan informacione të gabuara se shenjat: diarre, dhimbje koke, barku dhe temperaturë, tipike të një viroze të stinës.




E pyetur nga gazeta “SI”, shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, thotë se bakteri i Listerisë që është evidentuar te sallami Wudy i ndaluar nga AKU shkakton probleme serioze në shëndetin e njeriut.

“Listrioza nuk ka karakteristikë diarrenë, por shkakton septicemi, aborte, lindje të parakohshme. Pra përbën rrezik për gratë shtatzëna, personat me kancer, personat mbi 65-vjeç”, thotë doktoreshë Silva Bino.

Ndërsa mjekët infeksionistë në qendrat shëndetësore raportojnë për fluks pacientësh të prekur nga viroza e stinës, me simptoma të vjella e diarre, Bino hedh poshtë zërat se këto lidhen me konsumimin e produktit Wudy.

Sipas saj, fluksi i të sëmurëve me probleme gastrointestinale është salmonela e cila ka shkaktuar fluks shtrimesh dhe në spitalin infektiv.

“Nuk kanë lidhje rastet e shtuara me diarre e të vjella këtë periudhë me “Wudy”. Ka keqkuptim në këtë drejtim. Shkak i shtimit të rasteve në infektiv lidhen me prekjen e të sëmurëve nga Salmonela.

Mjekët e përgjithshëm në qendrat shëndetësore në Tiranë, raportojnë për raste të shtuara me viroza. Sipas tyre, gjendja e pacientëve ka qenë e rëndë, me temperaturë, të vjella e diarre. Gazeta Si


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.