Kronikë

Djalin ia vranë me 5 plumba në Shkodër, nëna e 19-vjeçarit: Kërkoj drejtësi, familja ime të merret në mbrojtje!

20:50 - 22.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtësi dhe mbrojtje nga shteti kërkon Elvira Xhenje, nëna e 19-vjeçarit të vrarë me 5 plumba në Shkodër para pak netësh teksa po konsumonte një kafe, Erjon Xhenjes, pas ngjarjes së rëndë.




Me anë të një deklarate, qytetarja kërkoj që familja e saj të merret në mbrojtje pasi ndjehen të pambrojtur, teksa ua faturon tragjedinë kushërinjve të djalit të saj, për të cilët thotë se janë me precedentë penalë.

Gjithashtu, ajo bën me dije se djali i saj tashmë i pajetë ka qenë student i degës fizioterapi, por ka pasur edhe angazhime në jetën personale dhe shoqërore.

Deklarata:

Jam Elvira Xhenje ,nena e te ndjerit Erjon Xhenje ,te riut qe u vra ne Shkoder me dt 18 ,09,2022.Vrasja e djalit tone ka qene nje tronditje e madhe per familjen tone ,por jo vetem.Dhimbjen per djalin tim e kam pare ne syte e gjithe prinderve qe ne syte e mi kane pare veten e tyre,sesi nje femije te pafajshem i merret jeta me pa te drejte.Dhimbjen  per Erjonin e kam pare ne syte e te rinjve qe e kuptojne sesa e pasigurte dhe e pa vlere eshte jeta ne Shqiperi .Fatkeqesia e djalit tim ishte se kusherinjte e tij jane me precedente penale.Ky fakt i dha te drejten dores kriminale qe tia marre pa meshire jeten djalit tim.Ky fakt i dha te drejte portaleve qe ta godasin per here te dyte Erjonin duke cenu dinjitetin e tij me informacione te paverteta dhe duke trazu shpirtrat e familjareve serish.Erjon Xhenje ka qene student i deges fizioterapi.Ka qene nje i ri me angazhime ne jeten personale dhe shoqerore.Erjoni eshte  eduku me vlera dhe i ka manifestu ne familje dhe ne  rrethin e tij te paster shoqeror.Kerkoj nga shteti drejtesi per djalin tim.Kerkoj gjithashtu qe familja ime te merret ne mbrojtje pasi ndihemi te pambrojtur.Erjoni ka qene nje djale besimtar.Jam e sigurte qe ai eshte lule ne xhenet.Allahu e paste ne mbrojtje pasi ne kete jete ka padrejtësi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.