

Policia Vendore e Shkodrës ka shpallur në kërkim shtetasin Bajram Çekorja si autor të dyshuar të vrasjes së 19-vjeçarit Erjon Xhenje.
Policia nuk ka prova deri më tani për autorin, por nga burime në rrugë operative të grumbulluara policia dyshon se autor është Bajram Çekorja.
Ndërkohë, policia ka shpallur në kerkim edhe dy persona të tjerë që mendohet se janë të implikuar në vrasjen e shtetasit Erjon Xhenje.
Dy personat e tjerë, njëri mendohet se ka qenë në motor me Bajram Çekoren dhe tjetri ka treguar lëvizjet e 19 vjeçarit Erjon Xhenje mbrëmjen e ngjarjes.
Më herët, 17 dite përpara vrasjes së Erjon Xhenje u vra shtetasi Ismer Çekorja, babai i Bajram Çekores.
Ismet Çekorja i doli në mbrojtje djalit të tij përmes një deklarate në media duke thënë se lidhur me dyshimet në katër vitet e fundit për ngjarjet kriminale është i pafajshëm dhe se nuk ka frikë hajdutë lopësh.
Katër dite pas kësaj deklarate Ismet Çekorja u vra ndërsa ka dyshime se i përfshirë në këtë ngjarje është edhe shtetasi Shkëlzen Xhenje, djali i xhaxhait i Erjon Xhenje që u vra mbrëmjen e 18 shtatorit teksa ndodhej në një lokal.
Kjo vrasje mendohet se është hakmarrje e pastër pas vrasjes së Ismet Çekores.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë tëvrasjes së 19 vjeçarit por edhe hetimet për vrasjen e Ismet Çekores.