AKTUALITET

“Luli i keq, Luli i mirë”, plas sherri në Kuvend, Spiropali-Dumës: Je arrogante, por s’të mbaj inat, grimi nuk t’i mbulon të gjitha

14:15 - 22.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është përgjigjur me replika të forta akuzave të deputetes demokrate, Grida Duma, e cila tha se qeveria interesohet për partinë dhe jo për popullin shqiptar.




Në përgjigjen e saj, Spiropali tha se Duma është një deputete arrogante dhe se ka shfaqur paqëndrueshmëri në qendrimet e saj në opozitë, duke i thënë se opozita është inkoherente.

Me ton ironizues, Spiroplai tha se Duma është nga ato deputete që nuk mund ta marrësh inat dhe se ndonjëherë as make-up-i nuk mbulon mangësitë.

“Arrogante e vrazhdë dhe herë delirante. Është nga ato deputete që nuk mund ta marrësh inat. Por ju jeni inkoherentë, herë Luli i mirë, herë Luli i keq. Berisha nuk mund të kthehet, Berisha të kthehet. Nuk ka make up që të bojatisë këto mungesa të mëdha. Patjetër lind nuk bëhesh politikan. Shëndet zonjë, Zoti qoftë me ty, por ti si duket nuk je me të,” tha Spiropali.


Shfaq Komentet (3)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Hmmmmm, e dime…dime qe “per batute” ta quajti gruan ne tavoline kurve ne pritjen per nder te Tedi Papavramit…e ka Edi kete…ben shume batuta/lol

    Përgjigju ↓
  2. Elisa e urren Dumen
    a- Si femer.Kontrasti eshte shume i madh.Vete eshte si nje rrobe e tejperdorur dhe Duma eshte yll.
    b- Per integritetin e Dumes. Duma se ka pas problem konfliktin me eproret,si me Berishen ashtu edhe Bashen.Spiropali eshte si nje grua harremi perballe Rames. Nuk pati turp as kur “e krehu” me nofken Skenderbe.
    Nje keshille Elisa, femrat e zgjuara i mbysin komplekset me cilesi si :miresia, zgjuarsia , toleranca dhe thjeshtesia. Shperthimi i komplekseve te nxjerr me te shemtuar se c’je(flas per shemtine tende fizike e shpirterore).

    Përgjigju ↓