Kronikë

Misteri i zhdukjes së Ervis Martinajt, Artan Hoxha: I dha mandatin e katërt opozitës në Lezhë!

23:29 - 22.09.22 K.K
GSH APP Get it on Google Play

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka bërë një tjetër deklaratë të fortë rreth influencës që ka patur Ervis Martinaj në politikën shqiptare.




Gjatë emisionit “të Paekspozuarit”, Hoxha tha se Ervis Martinaj, bosi i lojërave të fatit dhe krimit të organizuar, që tashmë rezulton i zhdukur dhe me gjasa i vrarë nga rivalët, ka qenë i përfshirë në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas Hoxhës, Ervis Martinaj ka mbështetur opozitën në zgjedhje dhe ka patur afrimitet me të djathtën.

Gjithashtu, gazetari deklaroi se opozita e ka marrë mandatin e katërt në Lezhë vetëm falë Martinajt.

“Ervin Martinaj i ka dhënë opozitës mandatin e katërt në Lezhë. Ka qenë shumë i rrezikuar mandati i katërt  dhe është futur Martinaj për t’i dhënë mandatin e katërt”, deklaroi Hoxha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.