LAJMI I FUNDIT

“Nuk i bëj unë skemat”. Broja i “pason” topin Reja-s: Jam në formë, dua 3 pikët ndaj Izraelit

14:10 - 22.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Izraeli është pengesa më e madhe e Shqipërisë, një rival i vështirë, teksa na thyen edhe brenda në “Air Albania”. Kjo është një sfidë ku ekipit të Edy Reja-s i bëjnë punë vetëm 3 pikët, një ndeshje që duhet fituar për të qëndruar në garë për vendin e parë në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë vijnë me shumë probleme në këtë transfertë pasi Reja është i kushtëzuar në zgjedhje, shumë mungesa “big”, titullarë të pa diskutueshëm. Armando Broja është lojtari ku kanë kthyer të gjithë vështrimin, është ai lojtari ku janë “varur” shpresat e Edy Reja. “Bomberi” i Chelsea shprehet se fizikisht ndihet shumë mirë, është në formë dhe mendon vetëm për të fituar sfidën kundër Izraelit:




“Mendimi është se këto dy ndeshje janë të rëndësishme, duhet fitore dhe 6 pikë për këto dy ndeshje. Është trajneri ai që e bën ekipin, vetëm fitorja është objektivi që kemi në mëndje. Nuk e di, nuk e bëjë unë skemën. Nëse më fut do të jap maksimumin. E dimë që do të jetë ndeshje e vështirë pasi na kanë mundur në Tiranë. Ishalla luajmë mirë dhe marrim 3 pikë. Për mua nuk ka presion, kam luajtur futboll që 3-vjeç, luaj për të ndihmuar ekipin, për të fituar. Jam në formë. Unë e di që të Chelsea është më e vështirë për të luajtur se sa te Southampton. Fizikisht jam shumë mirë, u shpreh Broja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.