Kryesore

VKM-ja për ndërtimet pa leje, Vasili: Qeveria miqve iu jep kulaçin, të tjerëve kërbaçin e ruspën!

21:40 - 22.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka sulmuar ashpër qeverinë Rama, duke pohuar se VKM-ja për ndërtimet pa leje e miratuar së fundmi, ishte funeral i sigurisë juridike.




Ai tha për ‘Frontline’ në ‘News24’ të gazetares Marsela Karapanço se qeveria vepron me dy standarde, ku miqve iu jep kulaçin dhe të tjerëve kërbaçin.

“VKM për ndërtimet pa leje, funerali i sigurisë juridike. Sepse ju shikoni që për të njëjtën gjë ka dy qëndrime. Ose njërit ia shkatërron, dhe tjetrit i pfron alibi dhe bën Pazar. Këtë amnisti s’ja jep dot VKM, por ka të bëjë me kode penale përkatëse. Pra ke një qeveri që atyre që i ka të vetët, apo paratë e veta, që i ka miqtë të tyre, i ofron kulaçin, të tjerëve, kërbaçin, ruspën”, tha Vasili.

Mëherët, Vasili nënvizoi se është e turpshme sesi mazhoranca mbrohet duke thënë se kjo ndodh në të gjitha vendet, pasi Shqipëria është e vetmja ku i gjithë shteti ka rënë dhe i është dorëzuar hakerave.

“Asnjë sistem nuk është i sigurt, të gjitha të dhënat janë të hakeruara, të përhapura rrugëve. Në të gjitha nivelet, është prekur policia, sistemi TIMS, e-Albania. Problemi qëndron këtu se mbas këtij hakerimi të njëpasnjëshëm. Një hakerim të tillë dhe rënie të gjithë shtetit nuk e kemi parë kurrë. Cila e dhënë personale nuk ka dalë. Dy sistemet që përbëjnë trurin e policisë janë goditur. Edi Rama insiston që sistemi bankar të bëhet pjesë e e-Albania, kur kjo s’ishte aspak e sigurt”, tha Vasili.

Ai shtoi më tej se Ilir Meta 18 muaj më parë, kur u mblodh Këshilli Kombëtar i Sigurisë kërkoi informacion mbi sigurinë kibernetike të vendit dhe qeveria doli garant se çdo gjë ishte në rregull, por sot mësuam se FBI e ka ditur prej 3 vitesh se ka një të çarë në sistemin e kontrollit të të dhënave të Shqipërisë.

“Pyetja që kam bërë sot në Kuvend është se 8 muaj më parë u mblodh Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe Presidenti Meta kërkoi informacion të thelluar se ç’po ndodh me sigurinë kibernetike. Dhe këta dhanë garanci se çdo gjë ishte në rregull, por kishte 8 muaj që ka nisur hakerimi. Ndodhi çështja e patronazhistit. Këtu tangoja qeveri-drejtësi funksionon më së miri se drejtësia në vend të merrej me hetime të thelluara për çështjen e patronazhistëve, përfundoi duke ndaluar kolegët tuaj. Ndërkohë FBI thotë se që 3 vite më parë është adresuar një e çarë në sitëm. Si u la deri sot kjo. Kur nuk punonte sistemi TIMS, ishte festa e horrave. Festa e kriminelëve. patronazhit dekorohen se shpërndanë të dhënat e paligjshme, u bekuan publikisht. S’do përqafoja kurrë publikisht dikë që ka nxjerr të dhëna sekrete, personale. ai është hakërruesi vetë. Rama është kryehakeruesi”, u shpreh Vasili.

I pyetur për një koment mbi reagimin e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi që deklaroi se opozita po i nxin faqen vendit, Vasili theksoi se anëtarë të qeverisë janë vetë faqezinjë për mënyrën si fshehin dhe sillen si banditë me një çështje kaq sensitive.

“Zoti Peleshi tregon që është një faqezi për veten e tij se detyrimin ta mbajnë në këmbë këtë shtet e kanë këta. Por këta janë edhe banditë, fshehin dhe janë edhe të inkriminuar. Janë 130 milionë euro që në vitin 2016 që janë hedhur aty. Këta ja nxinë faqen Shqipërisë, po na tregojnë gjithë botën këta. Po s’ka gjithë botën vende ku ka rënë gjithë shteti. Ne nuk kemi hall se kush vjen a ngushëllon kur xhenazeja ka ndodhur, që shteti ka rënë. Po këta që na ngushëllojnë thanë me FBI se kishim 14 muaj që hakeroeshim nga brenda sistemit”, theksoi deputeti i PL.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.