

Aksident pranë mbikalimit të Patokut në aksin e autostradës Mamurras- Milot. Një person i seksit femër është përfshirë nga një aksident duke mbetur e vdekur në vend, nga një automjet, drejtuesi pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.
Viktima ende e paidentifikuar ndërsa policia e grupi hetimor në vendngjarje për të zbardhur identitetin e viktimës dhe drejtuesin e automjetit.
Dyshohet se viktima ka prerë rrugën gjatë kalimit nga njeri krah i rrugës në tjetrin.
Kurbin / Informacion paraprak
Rreth orës 07:00, në aksin rrugor Tiranë – Lezhë, në vendin e quajtur ” Mbikalimi i Patokut”, Kurbin, në hapësirën ndërmjet trafikndarësve, është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar, e cila dyshohet të jetë aksidentuar nga mjetet në lëvizje në këtë aks rrugor.
Grupi hetimor në vendngjarje, vijon punën hetimore për identifikimin e shtetases se aksidentuar, kapjen e drejtuesit së bashku me mjetin si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.