AKTUALITET

Arrestohet 37-vjeçarja në Tiranë! Hapte llogari në rrjetet sociale në emër të një vajze tjetër, përdorte dhe fotot e fëmijës së mitur

10:36 - 23.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 37-vjeçare është arrestuar nga policia pasi hapte llogari false në rrjetet sociale. Sipas forcave blu, gruaja me inicialet A.K, hapte llogari të një tjetër gruaje, madje përdorte dhe fotot e fëmijës së kësaj të fundit.




Ishte 37-vjeçarja me inicialet M.K e cila kallëzoi në polici për vjedhjen e identitetit të saj në rrjetet sociale. Policia sqaron se gruaja e ndaluar shkruante statuse ofenduese dhe kërcënuese ndaj vajzës tjetër. Gruaja e ndaluar do të hetohet për veprën penale “Falsifikimi kompjuterik”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Account”, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Kompjuterik. Përdorte të dhënat e një shtetaseje tjetër, për të hapur llogari false në rrjetet sociale, vihet në pranga 37-vjeçarja.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Kompjuterik të DVP Tiranë, pas kallëzimit të bërë nga shtetasja M. K., se një person i paidentifikuar hapte llogari në rrjetet sociale, me të dhënat dhe fotot e saj personale dhe të fëmijës së saj të mitur, si dhe shkruante statuse ofenduese dhe kërcënuese ndaj saj, në mënyrë të vazhdueshme, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Account” u ndalua, për veprën penale “Falsifikimi kompjuterik”, shtetasja:

– A. K., 37 vjeçe, banues në Tiranë. Pas verifikimeve të kryera nga specialistët e Krimit Kompjuterik ka rezultuar se kjo shtetase ka përdorur në mënyrë të vazhdueshme, gjeneralitetet dhe fotot e shtetases M. K. dhe të fëmijës së saj të mitur, për të hapur llogari false në rrjetet sociale, në të cilat shkruante statuse ofenduese dhe kërcënuese ndaj shtetases M. K. Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.