AKTUALITET

EMRI/ Prokuroria i sekuestron 6 apartamente, 3 makina dhe disa llogari bankare ‘të fortit’ nga Shijaku e familjarëve të tij!

13:46 - 23.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria Durrës ka sekuestruar 6 apartamente, 3 automjete, garazh dhe llogari bankare. Sipas burimeve mësohet se, bëhet fjalë për pasurinë e shtetasit nga Shijaku Klejdi Avdyli dhe të familjarëve të tij.




Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Mbi kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, bazuar në nenin 274 të K. Pr. Penale si dhe ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” (ndryshuar me ligjin nr. 24/2014, datë 20.03.2014, nr. 70/2017, datë 27.04.2017), me vendimin nr. 573, datë 18.09.2022, ka vendosur:

-Të caktojë si masë sigurimi pasuror “Sekuestro Preventive”, për pasuritë e shtetasit K.A dhe të familjarëve të tij.

Për këto arsye në mbështetje të vendimit të mësiperm si dhe të neneve 462,463 të K.Pr.Penale është urdhëruar:

1.Ekzekutimi i menjëhershëm i vendimit penal Nr. 573, datë 18.09.2022 të Gjykatës Shkallës së Parë Durrës për pasuritë e shtetasit K.A dhe familjarëve të tij:

Pasuritë e sekuestruara:

  • Garazhd me sipërfaqe 160.91 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
  • Apartament me sipërfaqe 73.68 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
  • Apartament me sipërfaqe 58.36 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
  • Apartament me sipërfaqe 73.68 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
  • Apartament me sipërfaqe 59.61 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
  • Apartament me sipërfaqe 114.5 m2, ndodhur në Tiranë, në pronësi të shtetasit I.A dhe E.A;
  • Apartament me sipërfaqe 69.92 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetases E.A;
  • Automjet me targa AA____, në pronësi të shtetasit K.A;
  • Automjet me targa AA____, në pronësi të shtetasit K.A;
  • Motomjet me targa AY____, në pronësi të shtetasit K.A;
  • Automjet me targa AA____, në pronësi të shtetases Sh.A;
  • Llogarinë në X, me valutë në Euro, në emër të shtetasit I.A;
  • Llogarinë në X, me valutë në Euro, në emër të shtetasit I.N. A.
  • Llogarinë në X, me valutë në Euro, në emër të shtetasit I.N. A.
  1. Është ngarkuar me ekzekutimin e ketij vendimi, Drejtoria Vendore e Agjensisë Shtetërore të Kadastrave Durrës, Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrave Tiranë, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, X dhe banka X.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.