Kryesore

Mbyllja e kolegjit turk/ Flet avokati: Vendimi i qeverisë i paligjshëm, nuk kemi lidhje me “Gylen”

10:42 - 23.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Një ditë pas urdhrit të qeverisë për të mbyllur shkollën turke “Mehmet Akif Ersoy” dhe kopshtin e kolegjit “Turgut Ozal” sot kanë reaguar përfaqësuesit e këtyre institucioneve arsimore.




Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesi ligjor i shoqërisë “Turgut Ozal” kërkon rishikim të vendimit të qeverisë, duke e konsideruar atë të padrejtë.

Sipas tij, nga ana e ministrisë së Arsimit ka pasur inspektime të vazhdueshme, ku janë konstatuar edhe standardet më të lartë të mësimit. Ndërsa çështja e vendndodhjes tha ai është zgjidhur.

Avokati u shpreh se kopshti nuk ka lidhje me fondacionin Gylen dhe nuk financohet nga kjo organizatë, por është financim holandez, ndërsa theksoi se çështja do të ndiqet në rrugë ligjore.

“Nuk ka lidhje mes fondacionit të Gylestan dhe shoqërisë Turgut Ozal. Aktiviteti i kopshtit është pjesë e aktivitet të shoqërisë Turgut Ozal, që është pjesë e një investimi të huaj holandez.

Ky kopsht ka qenë në këtë adresë prej vitit 2004. Ka pasur një korrespondence me ministrinë e Arsimit. Në muajin shkurt nga ana e ministrisë së Arsimit ky fakt që në dosjen e tyre nuk kishte një dokumentacion lidhur me vendndodhje është sqaruar dhe ka filluar procedura.

Ky kopsht ka qenë pjesë inspektuese e ministrisë, ku kanë konstatuar standarde më të larta.

Ajo që ka ndodhur është një moskomunikim dhe mos respektimin të ligjit nga ana e ministrisë, mos respektimit të kritereve të ligjit parauniveristar . Kjo është reflektuar në këtë urdhër të padrejtë dhe të paligjshëm nga ana e ministrisë së Arsimit.

Është përgatitur administrata për të respektuar parimin e ligjshmërisë. Ne i kemi marrë masat. Dje kishim grupin e inspektimit.

Njerëzit nuk janë tastierë kompjuteri dhe menjëherë të kalojnë në një faqe tjetër. Do kohën e tyre ky proces”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.