AKTUALITET

“Mbyllja e shkollës dhe kopshtit, akt i shëmtuar nën diktatin e Erdoganit”, Berisha-Ramës: Të skuqesh nga turpi, 255 Zahove…

12:23 - 23.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë për mbylljen e shkollës “Mehmet Akif” dhe kopshtit të Turgut Ozal.




Ditën e djeshme qeveria ka mbyllur kopshtin Turgut Ozal dhe shkollën paraunversiteare “Mehmet Akif”. Si e komentoni?

Berisha: Konsideroj një akt ndër më të rëndë mbylljen pa asnjë shpjegim publik, por vetëm në diktatin e Erdoganit të shkollës që mban një nga emrat më të nderuar, autorin shqiptar të himnit turk Mehmet Akif. Me këtë rast dua t’i them një gjë Edi Ramës. Ke mbyllur një kopsht që kanë qenë 250 Zaho, të skuqesh nga turpi që u mbyll vogëlushëve kopshtin. Një akt të tillë ndaj fëmijëve nuk do të ta ndërmerrte kush. Ke treguar se je i aftë për çdo lloj akti. Të zbrisje ti dhe të mbyllësh ti një kopsht me 255 fëmijë, një kopsht model. Ta mbyllësh për shkak të lidhjeve, akt i shëmtuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.