LAJMI I FUNDIT

Parashikimi i horoskopit 23 shtator 2022, ja çfarë kanë rezervuar yjet sot për ju

07:01 - 23.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dashi




Do të keni nevojë për besim dhe siguri nga ana e atyre që ju rrethojnë në ambientin e punë. Në jetën private do të keni nevojë për pak fat.

Demi

Në këtë ditë ju mund të merrni njohuri të reja që do të jenë shumë e rëndësishme për zgjerimin ose zhvillimin e fushës tuaj profesionale.

Binjakët

Duhet të dëgjoni këshillën e njerëzve që ju duan të mirën dhe që ju vënë përballë realitetit, kështu që merrni parasysh sugjerimet tuaja.

Gaforrja

Do të sqaroni një keqkuptim me një kolegun tuaj. Në dashuri duhet të reagoni me qetësi. Një këshillë, ndani të vërtetën nga gënjeshtra.

Luani

Sot në punë do të keni një problem të vogël për të zgjidhur. Yjet ju këshillojnë që të keni më shumë besim në vetvete dhe të pranoni limitet tuaja.

Virgjëresha

Do të njihni miq të rinj që do t’ju bëjnë për vete me kulturën dhe elokuencën e tyre. Në fushën e ndjenjave partneri do t’ju habisë me origjinalitetin e tij.

Peshorja

Nëse doni të spekuloni pak, fatin e keni në dorën tuaj. Në punë do të përfitoni nga rastet që do t’ju vijnë.  Në dashuri do të konkretizoni një dëshirë.

Akrepi

Duhet të bëni më të mirën tuaj në punë nëse duhet të fitoni respektin e atyre që ju rrethojnë. Mos jini kategorik dhe të prerë në çdo gjë.

Shigjetari

Sot yjet ju këshillojnë të veproni në bazë të instinktit tuaj sepse do të jeni shumë intuitiv. Në punë duhet të jeni seriozë për të shmangur çdo zhgënjim.

Bricjapi

Intuita do t’ju udhëheqë në të gjitha vendimet që do të merrni. Në punë do të kapni sa më shumë mundësi të reja. Në dashuri do të merrni një moment pauzë.

Ujori

Do të ndiheni të shpërqendruar dhe nuk do të mund të merrni iniciativa të rëndësishme. Në jetën private nëse jeni vetëm do të programoni një mbrëmje brilante.

Peshqit

Diçka mund t’ju bezdisë sot, bëni kujdes me miqësitë e sapokrijuara. Në punë mund të vijnë pagesa të papritura, sidomos për ata që janë në profesion të lirë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.