Kronikë

Punonjësi 28 vjeçar gjendet i pajetë në një resort në Divjakë! Detajet e para

22:42 - 23.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 28-vjeçar me iniciale E. T., banues në Këmishtaj është gjetur mbrëmjen e kësaj të premteje pa jetë në një resort në Divajkë, në të cilin punonte.




Policia bën me dije se ai është konstatuar pa shenja jete në një nga dhomat e resortit, ndërsa nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Në datë 23.09.2022, në një nga dhomat e punëtorëve të një resorti në Divjakë, është gjetur pa shënja jete shtetasi E. T., 28 vjeç, banues në Këmishtaj, Divjakë(punonjës në këtë resort).

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.