AKTUALITET

“Shqiptari mesatar me zor mbyll muajin”, PD thirrje qytetarëve: Merrni pjesë në protestat popullore

10:51 - 23.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari, ka publikuar të dhënat e një sondazhi në lidhje me atë se si qytetarët e perceptojnë qeverinë.




Nga selia blu, Hajdari tha se snjë nga shkaqet e largimit të shqiptarëve nga vendi, është ndjesia e pasigurisë.

Ajo shtoi se teksa shqiptari mesatar përpiqet të mbyllë muajin, qeveria e Ramës paguan miliona euro për inceneratorët që nuk ekzistojnë.

“83.7 përqind e qytetarëve e përcaktojnë korrupsionin e lartë me përhapje të madhe, qeverinë si të korruptuar e ska si të jetë ndryshe. Teksa shqiptari mesatar përpiqet të mbyllë muajin, qeveria e Ramës paguan miliona euro për inceneratorët që nuk ekzistojnë dhe luksin e tekat e kryeministrit. Qytetarët duhet të paguajnë ryshfet edhe për të marrë shërbimet e ofruara nga qeveria.

70 për qind e shqiptarëve ndjehen të pasigurt, shkak kryesor i shpopullimit të vendit. PD do të përdorë të gjithë mekanizmat për tu bërë mburojë e qytetarëve.

Bëjmë thirrje për pjesëmarrje në protesta popullore për të shpëtuar nga kjo qeverisje skandaloze”, tha Hajdari.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.