AKTUALITET

Sulmet kibernetike, Berisha jep deklaratën e fortë: Hakera të qeverisë, serbë dhe rusë shkatërruan infrastrukturën digjitale! Edhe në Kosovë…

12:19 - 23.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë këtë të premte kur akuzoi qeverinë se në sulmin kibernetik, përveç hakerave iranianë ka pasur dhe hakera të qeverise, ruse dhe serbe.




Këtë deklarate, Berisha tha se e ka të konfirmuar nga burime të sigurta.

Berisha: Ka shkatërruar të gjitha sistemet e policisë, kemi të bëjmë me një asgjësim total të punës afro 30 vjeçare të policisë së shtetit shqiptare. Shkatërrimi i këtyre sistemeve nuk ka asnjë lidhje me sulmet në e-Albania. Është bërë për të zhdukur provat për lidhje të tmerrshëm me krimin të Ramës dhe qeveritarët e tjerë.

Duke asgjësuar të dhënat e ketyre sistemeve, janë asgjësuar materialet e pakontestueshme. Edhe në rast se Prokuroria ka në disponim në dosje të dhëna të tilla.

E sigurt është që ky është një bashkëpunim qeveritar me policinë, operacion i paprecedentë, që nuk ndodh askund përveç se në shtetin e mafies. Dua të informoj shqiptarët se nga burime të trefishta se në operacionin e shkatërrimit të infrastrukturës digjitale janë pjesëmarrës hakera të qeverisë, rusë dhe serbë, përveç atyre iranianë.

Kjo është një e vërtetë e konfirmuar! Hakerimi masiv i të dhënave personale filloi me patronazhistët, vazhdoi me dorëzimin e targave, letërnjoftimeve. Nuk besoj se Irani ia dha këto të dhëna, ata kanë interesa të tjera, Rama ua dha ato të dhëna.

Kosova është sulmuar nga sistemet e Shqipërisë, Mali i Zi dhe Maqedonia, për këto dy të fundit nuk jam i sigurt. Penetrim i plotë i hakerave serbë, sepse dihet që me Kosovën kanë problemet më madhore, sulmet janë nga rajoni.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. O zoti Sali!Nuk u beson me askush as ty,as Lulken,as ,Liken ,e as sulltanpiktorin.Revolocionet nuk behen me urdhera.Kete na e sqaron historija njerzire..Ligji zgjedhor me lista ka cuar ne parlament injorant e babezitur.

    Përgjigju ↓