BOTA

“Do të thyej krahun, këmbën… çdo gjë për të shmangur thirrjen në ushtri”

09:54 - 23.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për shumë meshkuj rusë, vendimi i Kremlinit për të thirrur 300,000 rezervistë ushtarakë për luftën në Ukrainë shkaktoi tronditje.




Në qytetet e mëdha, lufta shtatëmujore e Rusisë ndaj vendit fqinji është dukur gjithmonë e largët. Por sapo fjalimi i Presidentit Vladimir Putin përfundoi, ai goditi brenda në Rusi. Dërgimi në luftë ishte më afër se sa mund ta imagjinonte dikush.

Bisedat me mesazhe në zyra shpërthyen në diskutime e ankth se çfarë do të ndodhte më pas. U bënë plane se si të shmangej dërgimi në vijën e parë.

“Ishte si një film fantastiko-shkencor i viteve 1980. Pak i frikshëm, për të qenë i sinqertë,” thotë Dmitry, 28 vjeç, i cili punon në një zyrë në Shën Petersburg. Personeli nuk mund ta fillonte ditën e punës, i mbërthyer pas fjalimit në ekranet e televizorit, kompjuterit dhe celularit.

Ai u justifikua për të dalë nga zyra pas drekës dhe shkoi për të shkëmbyer ca rubla medollarë në një bankë aty pranë.

Dmitri u zhvendos nga shtëpia pasi iu bë një vizitë nga Policia për pjesëmarrjen në një miting kundër luftës – me idenë se do të ishte më e vështirë për autoritetet ta gjenin atë.

“Nuk jam i sigurt se çfarë të bëj më pas: të hidhem në aeroplanin tjetër për të ikur jashtë vendit apo të qëndroj në Rusi pak më gjatë dhe të ndiqem nga policët në mitingjet kundër luftës”.

Sergei – jo emri i tij i vërtetë – tashmë është thirrur për mobilizim ushtarak.

Si student 26-vjeçar i doktoraturës dhe pedagog në një universitet të shquar rus, ai po priste t;i sillnin një porosi ushqimesh një natë përpara fjalimit të Putinit, kur i ra zilja e derës. Në vend të porosisë që priste, ai u përball me dy burra me rroba civile, të cilët i dorëzuan letrat ushtarake dhe i kërkuan të firmoste.

BBC ka një kopje të këtyre dokumenteve, ku thuhet se atij i kërkohet të marrë pjesë në një qendër mobilizimi të enjten.

Kremlini tha se vetëm njerëzit që e kishin kryer shërbimin e tyre ushtarak dhe kishin aftësi të veçanta dhe përvojë luftarake do të thirreshin. Por Sergei nuk ka përvojë ushtarake dhe njerku i tij është i shqetësuar, pasi shmangia e mobilizimitt është vepër penale në Rusi.

Njerku punon në një kompani shtetërore të naftës dhe disa orë më vonë iu kërkua nga HR që të siguronte përjashtimin ligjor nga shërbimi ushtarak.

Shumica e burrave rusë nuk e bëjnë dot këtë, kështu që shumë prej tyre kanë kërkuar mënyra për të shmangur thirrjen.

Në Moskë, Vaaçeslav thotë se ai dhe miqtë e tij filluan të kërkonin njohje mjekësore për të ndihmuar.

“Shëndeti mendor ose trajtimi për varësinë nga droga duken si opsione të mira, të lira ose ndoshta edhe falas,” tha ai.

“Nëse je i droguar dhe arrestohesh gjatë drejtimit të makinës, shpresojmë të të hiqet patenta dhe t’i nënshtrohesh trajtimit. Nuk mund të jemi të sigurt, por shpresojmë se kjo do të jetë e mjaftueshme për të shmangur marrjen në ushtri.”

Kunati i tij mezi e shmangu thirrjen sepse nuk ishte në shtëpi kur zyrtarët erdhën. Nëna e tij pa dokumentet, të cilat kërkonin që ai të paraqitej në detyrë midis dative 19 dhe 23 shtator.

“Ai tani është mbyllur në një dhomë dhe refuzon të dalë,” thotë Vaçeslav. “Ai ka dy fëmijë të vegjël tre dhe një vjeç: çfarë duhet të bëjë?”

Një burrë tjetër, nga Kaliningradi, i tha BBC-së se do të bënte gjithçka për të shmangur tërheqjen: “Do të thyej krahun, këmbën, do të shkoj në burg, do të bëj gjithçka për ta shmangur të gjithë këtë gjë”.

Mijëra rusë morën pjesë në protestat kundër luftës në qytete në mbarë Rusinë të mërkurën mbrëma. Shumë thanë se atyre iu dorëzuan fletëthirrje ose në rrugë ose më pas në paraburgimin e policisë.

Organizata për të drejtat e njeriut OVD-Info listoi deri në 10 stacione policie vetëm në Moskë ku protestuesve iu dhanë dokumentet e thirrjes. Të paktën një burrë në lagjen Vernadsky të Moskës refuzoi t’i nënshkruante dhe ai u kërcënua me ndjekje penale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.