LAJMI I FUNDIT

VIDEO/ Kombëtarja zhvillon stërvitjen e fundit në Tel Aviv, shqetëson vetëm Uzuni

20:40 - 23.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar sot drejt Izraelit, ku të shtunën në mbrëmje do të zhvillojë ndeshjen e parë të shtatorit ndaj vendasve e vlefshme për Ligën e Kombeve.




Kuqezinjtë kanë mbërritur pas dreke në Tel Aviv dhe rreth orës 18:00 me orën lokale të Izraelit kanë zbritur në fushën e stadiumit “Bloomfield” ku kanë zhvilluar edhe seancën zyrtare stërvitore para sfidës.

Ekipi është stërvitur normalisht për më shumë se një orë, ndërsa lojtarët janë shfaqur në formë të mirë. Vetëm sulmuesi Myrto Uzuni është stërvitur pjesërisht në mënyrë të diferencuar për shkak të problemit muskulor që e ka shqetësuar gjatë gjithë kësaj jave dhe stafi mjekësor duhet ende të vendosë nëse do të jetë i gatshëm për sfidën e nesërme.

 

 

Pjesa tjetër e grupit është në formë të mirë fizike. Trajneri Edoardo Reja ka provuar edhe vendosje të ndryshme taktike gjatë kësaj seance stërvitore, përveç aspektit fizik.

Atmosfera është shumë e mirë, ndërsa stadiumi do të jetë i mbushur të shtunën në mbrëmje pasi ka interes të madh për të ndjekur ndeshjen nga tifozët vendas. Shqipëria do të luajë nesër ndaj Izraelit sfidën vendimtare të këtij edicioni të Ligës së Kombeve me ndeshjen që do të nisë në ora 20:45 sipas orës lokale shqiptare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.