BOTA

Financime ruse edhe për partitë franceze? Deputetët e entit të Macronit: Një kredi nga bankat ruse po shlyhet

16:28 - 24.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Anëtarët e Asamblesë Kombëtare Franceze i kanë kërkuar presidentit të dhomës së ulët të Parlamentit francez të krijojë një komision për të hetuar financimin e dyshuar të partive politike nga Rusia.




Në një letër drejtuar Yael Braun-Pivet, deputetët thanë se një veprim i tillë ishte nxitur nga të dhënat e fundit të inteligjencës amerikane që tregon se Rusia ka paguar qindra milionë euro për partitë e huaja politike me qëllim që të ndikojë në zgjedhje.

Tetë deputetët, nga partia e presidentit francez Emmanuel Macron, vunë në dukje gjithashtu një kredi nga bankat ruse ende duke u shlyer nga partia e ekstremit të djathtë Rassemblement National e Marine Le Pen.

“Këto fakte sugjerojnë qartë një vullnet rus për të peshuar në debatin publik francez … ato garantojnë ngritjen e një komiteti hetimor për të përcaktuar nëse partitë politike franceze – dhe cilat prej tyre – kanë përfituar nga financimi rus”, shkruhej në letër.

Të dhënat e inteligjcës të nënshkruara nga sekretari i shtetit, Antony Blinken, dhe i publikuar në fillim të këtij muaji, citonte një vlerësim të ri të inteligjencës për përpjekjet e fshehta globale të Rusisë për të mbështetur politikat dhe partitë simpatike ndaj Moskës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.