Kryesore

Hakerimi nga Irani, Rama thirrje Asamblesë së OKB-së: Kthejini sytë nga siguria kibernetike!

18:09 - 24.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje Asamblesë së Kombeve të Bashkuara që të rrisë fokusin e saj te siguria kibernetike.




Në fjalën e tij, kreu i qeverisë solli në vëmendje se Shqipëria u sulmua në kohë paqeje nga Republika Islamike e Iranit me qëllim paralizimin e shërbimeve publike si dhe vjedhjen e të dhënave.

Gjithashtu, Rama i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit që të trajtojë më seriozisht sigurinë kibernetike.

Ndërsa tregoi se si përgjigje, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin, Rama paralajmëroi se ky është qëndrimi që do të mbahet me këdo që mbështet apo sponsorizon veprime të tilla.

“Asambleja e Përgjithshme e OKB-së të fokusohet te siguria kibernetike…Në korrik, Shqipëria u bë shënjestër e një sulmi masiv kibernetik. Synimi i qartë ishte për të paralizuar shërbimin publik dhe për të vjedhur të dhënat…Një hetim i thelluar dhe i gjatë ka konfirmuar që sulmi kibernetik që donte të gjunjëzonte një vend sovran, u krye nga Republika Islamike e Iranit. Ndërpremë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, shembull parandalues për këdo që mbështet apo sponsorizon veprime të tilla. Këshilli i Sigurimit të trajtojë më seriozisht sigurinë kibernetike.” 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.