BLUETOOTH

“Do mbetem Znj.Mevlani”, detajet e dasmës së Shkëlzenit dhe Arminës në Shijak, 300 të ftuar dhe fustani i luksit nga stilistja britanike

09:52 - 24.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të dielën martohen Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani. Ai, një biznesmen, që ruan ndikimin e fortë brenda opozitës, djali i vetëm i familjes Berisha, aktualisht i divorcuar me dy fëmijë. Ajo, një nga blogeret më të famshme shqiptare, aktualisht një nga personazhet e “Vajza dhe gra” në Top Channel.




Të dy kanë një histori që vazhdon prej vitesh dhe Armina asnjëherë nuk e kishte fshehur dëshirën për të pasur natën e saj të dasmës dhe për t’i thënë PO bashkëjetuesit të saj. Dasma do të jetë në Shijak, në një ambjent të hapur dhe të ftuarit janë më pak se 300 vetë, siç ka pohuar Armina.

Festa nis të dielën, rreth orës 17:00 me një koktejl, pastaj do të vazhdojë me darkën dhe festimet gjatë të gjithë natës. Çifti ka tentuar të ndajë sa më pak me median, edhe pse opozitarët e të gjithë Shqipërisë prisnin revolucionin e shtatorit, pas një gushti tepër aktiv, mbushur me protesta dhe thirrje të forta antiqeveritare.

Megjithatë, Armina ka treguar se kur zgjodhën shtatorin ishte dakort edhe Shkëlzeni, madje të dy e kanë diskutuar edhe me Sali Berishën.

Muajin shtator e zgjodhëm sepse ne na pëlqen vjeshta. Ne nuk e kemi planifikuar dasmën sepse presim një fëmijë. Gjithmonë kam dashur të kem dasmën para fëmijës. Kam dashur ta shijoj. Vjehrri im, Sali Berisha është gjithmonë mbështetës dhe ka qenë dakort me datën e dasmës” ka thënë Armina.

Kuriozitetit të bashkëprezantueses Dalina Buzi në emision, e cila si gjithmonë e drejtpërdrejtë pyeti “Javën tjetër do na vish si Znj. Berisha?”, Armina iu përgjigj “Jo do vij si Znj.Mevlani”, duke lënë të kuptohet se nuk ka preferuar të ndryshojë mbiemrin.

Por ajo ka rrëfyer se ka pasur ndihmën e kunatës për organizimin e dasmës dhe nuk i ka marrë e vetme vendimet. “Menuja do të jetë tradicionale. Në dasëm do të ketë të ftuar më pak se 300 persona, për disa detaje më ka ndihmuar shumë edhe kunata, motra e Shkëlzenit me të cilën kam një marrëdhënie fantastike”.

Moderatorja e njohur ka zgjedhur 3 fustane për dasmën e saj. Dy prej tyre janë krijime të stilistëve shqiptarë. Tjetri vjen nga linja e luksit të britanikes Viviene Westëood, e famshme për stilin e saj agresiv të viteve 70, një model Punk i rrallë për një dasëm shqiptare. Megjithatë, Armina e ka treguar se është një vajzë që guxon, dhe jo vetëm me veshjen. Në orët e fundit para dasmës këtë fundjavë, çifti duhet të jetë përfshirë nga emocionet, ndërsa media si gjithnjë do të jetë sy e veshë për çdo detaj nga një prej dasmave më të famshme në Shqipëri./GSh.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.