LAJMI I FUNDIT

Ndarja nga jeta e piktorit të njohur, reagon Presidenti Begaj: Lamtumirë, artisti ynë i madh!

18:46 - 24.09.22 K.K
GSH APP Get it on Google Play

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka ngushëlluar familjen e piktorit të njohur, Sali Shijaku, pas ndarjes së tij nga jeta.




“Mësova me dhimbje lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të “Piktorit të Popullit” Sali Shijaku, i cili me emrin dhe veprën e tij prej artisti të madh dhe qytetari e intelektuali të angazhuar dhe atdhetar, do të mbetet përjetësisht “Nderi i Kombit”.

Ndaj sot, duke iu shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera, familjes së piktorit të madh dhe gjithë të afërmve të tij, por edhe komunitetit të artistëve shqiptarë, jam pranë tyre në këto çaste dhimbjeje të madhe. Lamtumirë artisti ynë i madh Sali Shijaku!”, shkruan Presidenti Begaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.