BLUETOOTH

Nesër kurorëzojnë dashurinë e tyre, Armina Mevlani zbulon detajin nga dasma me Shkëlzen Berishën

15:30 - 24.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Armina Mevlani ka zbuluar një detaj nga vello e saj, teksa përgatitet për dasmën e madhe të organizuar mbrëmjen e së dielës.




Blogerja publikoi një foto të vellos së fustanit të nusërisë. Në vello është qëndisur mbishkrimi “Love is the answer’, që përkthehet “dashuria është përgjigja”.

armina mevlani vello

 

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha do kurorëzojnë dashurinë në martesë ditën e nesërme pas 10 vitesh së bashku.

Dasma e tyre u shty prej pandemisë, çifti më në fund ka organizuar gjithçka dhe tashmë është gati që t’i thonë “PO” njëri-tjetrit.

Në emisionin “Goca dhe Gra”, ku Armina është moderatore, ajo rrëfeu emocionet, ndërsa tha se më shumë do të flasë pas dasmës.

 

armina mevlani12

 

Gjatë bisedës me Dalina Buzi, kjo e fundit e pyeti: “Javës tjetër do jesh si zonja Berisha, do na vish në studio”, ndërsa Armina u përgjigj duke thënë: “Jo do të vij zi zonja Mevlani. Do të vazhdoj të jem zonja Mevlani.”

Kështu ajo la të kuptohet se do të mbajë mbiemrin e saj edhe pas martesës.

 

armina mevlani7

 

Më herët, Armina Mevlani u shpreh se kanë zgjedhur pikërisht muajin shtator pasi i pëlqen vjeshta të dyve dhe ka mohuar se po bën një dasmë për arsye se po pret një fëmijë siç është përfolur.

“Muajin shtator e zgjodhëm për të bërë dasmën sepse na pëlqen vjeshta. Ne nuk e kemi planifikuar dasmën për të pritur një fëmijë. Gjithmonë kam dashur të kem dasmën para fëmijës, dua ta shijoj. Vjehrri im, Sali Berisha është gjithmonë mbështetës dhe ka qenë në rregull me datën e dasmës. Menyja e dasmës do të jetë tradicionale. Në dasmë do të ketë të ftuar më pak se 300 persona, për disa detaje të dasmës më ka ndihmuar shumë edhe kunata, motra e Shkëlzenit, me të cilën kam marrëdhënie fantastike”, tha blogerja./ PANORAMAPLUS


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.