BOTA

Rusët përpiqen të shmangin rekrutimin, radhë 10 kilometra në kufirin me Gjeorgjinë!

17:51 - 24.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një eksod masiv i familjeve me burra në moshë të përshtatshme për ushtrinë ruse (18-65) nga qytete të ndryshme ka filluar, pasi Vladimir Putin nënshkroi një dekret për “rekrutim të pjesshëm” në mesjavë.




Ditën e premte, në pikat kufitare ka pasur bllokim trafiku, ndërsa ulëset në avionë janë prenotuar, me trafik të rënduar në aeroporte.

Radhët e gjata 10 kilometra u formuan në një rrugë që të çon në kufirin jugor me Gjeorgjinë , sipas Yandex Maps, një shërbim rus i hartave në internet.

Radhët e makinave ishin gjithashtu aq të gjata në kufirin me Kazakistanin , saqë disa braktisën automjetet e tyre dhe vazhduan në këmbë – ashtu siç bënë disa ukrainas pasi Rusia pushtoi vendin e tyre më 24 shkurt.

Ndërkohë, dhjetëra fluturime nga Rusia – me bileta të shitura me çmime të larta – transportuan burra në destinacione ndërkombëtare, duke përfshirë Turqinë, Armeninë, Azerbajxhanin dhe Serbinë , ku rusët nuk kanë nevojë për viza.

Rreziku i Bjellorusisë

Disa rusë gjithashtu ikën në Bjellorusinë fqinje , një aleat i ngushtë rus, por ky opsion mbartte rreziqe. Gazeta Nasha Niva, një nga gazetat më të vjetra të pavarura në Bjellorusi, raportoi se shërbimet e sigurisë së vendit ishin urdhëruar të gjurmonin “të arratisurit” rusë në hotele dhe apartamente me qira ku ata mund të qëndronin dhe t’i “gozhdonin” autoritetet ruse. Ata madje ofrojnë reduktime kredie për të bindur njerëzit që të regjistrohen.

Autoritetet ruse janë përpjekur të qetësojnë shqetësimet e qytetarëve për rekrutimin dhe vendosjen në frontin ukrainas.

Në këtë kuadër, në fakt, deputetët prezantuan të premten një projektligj që do të pezullonte ose reduktonte pagesat e kredisë për rusët e thirrur për shërbimin ushtarak. Agjencitë e lajmeve theksuan se rekrutët do të kenë të njëjtin status si ushtarët profesionistë, do të paguhen me të njëjtën shumë dhe se punët e tyre civile do t’u mbahen pas kthimit.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se shumë njerëz që punojnë në teknologjinë e lartë, komunikimin ose financat do të përjashtohen nga rekrutimi “për të siguruar funksionimin” e atyre sektorëve, njoftoi agjencia e lajmeve Tass.

Drafti i Putinit tregon ‘pozitën e dobësisë’

Ndërkohë, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karin Jean-Pierre tha se fakti që rusët po largohen nga vendi i tyre për të shmangur rekrutimin tregon se lufta në Ukrainë është “jopopullore”. “Ajo që Putini po bën – nuk vjen nga një pozicion pushteti në të cilin ai mendon se është,” u tha Jean-Pierre gazetarëve, duke shtuar: “Po vjen nga një pozicion dobësie”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.