BOTA

Shpallja e mobilizimit ushtarak në Rusi, rreth 1500 të arrestuar gjatë protestave

19:16 - 24.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gati 1,500 protestues janë arrestuar në të gjithë Rusinë që nga 21 shtatori, kur Presidenti Vladimir Putin njoftoi “mobilizimin e pjesshëm ushtarak”, sipas grupit të pavarur të monitorimit të protestave OVD-Info, sipas CNN.




Grupi tha se 1,472 protestues kundër mobilizimit ushtarak janë arrestuar deri më tani midis 21 dhe 24 shtatorit në qytete anembanë Rusisë, por numri i të arrestuarve mund të jetë më i lartë.

Gjatë 24 orëve të fundit, të paktën 97 persona janë arrestuar në tetë qytete, duke përfshirë Novosibirsk, Irkutsk, Tomsk, Khabarovsk, Ulan-Ude, Krasnodar, Chita dhe Gatchina.

Në fillim të kësaj jave, i njëjti grup monitorues tha se disa protestues u rekrutuan menjëherë në ushtri pas arrestimit të tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.