Kronikë

Tentoi të shuante zjarrin në Fushë-Krujë, 30-vjeçari përfundon në spital pa ndjenja!

15:24 - 24.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një zjarr i rënë në një vreshtë rrushi në fshatin Budull të Fushë-Krujës, ka rrezikuar të kthehet në tragjedi.




Zjarri i vënë në disa shkurre e ferra ka dalë nga kontrolli duke djegur disa mijëra metra katror vreshtë e ullishte në pronësi të familjes Emiri.

Familja ka ndërhyrë me mjete rrethanore për të shuar flakët, por një prej tyre, Hajri Emiri rreth 30 vjeç, është asfiksuar nga tymi dhe ka rënë pa ndjenja.

Kanë qenë zjarrfikësit të cilët kanë ndërhyrë në kohë rekord për shuarjen e flakëve, ata të cilët kanë gjetur 3-vjeçarin pa ndjenja dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.

 

 

30-vjeçari është marrë nga autoambulanca e qendrës shëndetësore Fushë-Kruje dhe është dërguar në spital ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.