Kryesore

Thirrja për deputetët e Bashës: Bashkohuni me grupin, ose nuk do ketë tolerancë!

12:55 - 24.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i demokratëve Sali Berisha lëshoi një thirrje me tone ultimative për deputetët që refuzojnë ta mbështesin dhe i janë bashkuar Enkelejd Alibeajt në qëndrimet që mbajnë në parlament. Gjatë bashkëbisedimit që mbajti me simpatizantë të opozitës në rrjetet sociale, Berisha tha se e “mirëpret secilin deputet t’i bashkohet grupit, por nuk do ketë asnjë tolerancë në bashkëpunimin e tyre me Edi Ramën”.




Besoj se jeni dakord që PD-ja, gjatë këtij viti, me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të qeverisë, dhe jo vetëm të qeverisë, dhe të mafias së George Soros për ta penguar dhe ndaluar trenin e saj, ai eci fuqishëm dhe të garantoj se sot PD-ja realisht, siç faktoi më datë 7 korrik, është më e fuqishme se ndonjëherë më parë.

Deputetët e grupit parlamentar të PD, janë të ftuar të bashkohen me PD-në dhe të heqin dorë nga lojërat e turpshme që bëhen si vegla të Edi Ramës ku i vendosi Lulzim Basha.

Unë i ftoj me zemër të hapur, por u them prapë sot këtu, para jush, se i gjithë Shqipëria i shikon, kur ata pa asnjë mandat partie, bëhen shtojcë e grupit parlamentar të Edi Ramës.

Ata sot, nëse deri dje, mund të mos ishin të bindur se Basha ishte peng i Ramës, sot nuk ka shqiptar që nuk e kupton se Basha ishte marrë peng me dosjen ruse nga Rama, dhe jo vetëm kaq. Mirëpres secilin prej tyre t’i bashkohet grupit, por nuk do ketë asnjë tolerancë në bashkëpunimin e tyre me Edi Ramën” u shpreh Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.