BOTA

“A do t’i bashkoheni Rusisë?”/ Ushtarët e Putinit detyrojnë ukrainasit të votojnë për referendumin “fals”

15:40 - 24.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në katër rajone të okupuara të Ukrainës, ka filluar votimi për referendume nëse do t’i bashkohen Rusisë. Grupi i G7 e ka shpallur procesin fals, ndërsa banorët në disa prej këtyre zonave kanë raportuar se trupat e armatosura ruse po shkojnë derë më derë në një përpjekje për të inkurajuar njerëzit të votojnë.




Njerëzit në Kherson, në Ukrainën jugore, kanë frikë të dalin jashtë në rast se kapen dhe detyrohen të votojnë nga ushtarët rusë.

Një burim ka deklaruar për BBC se ka dëgjuar raporte nga fshatrat në zonën e ushtarëve që shkojnë derë më derë.

“Disa prej tyre janë të sjellshëm, por në raste të tjera personave që refuzojnë të votojnë u thuhet të largohen nga shtëpitë brenda 24 orëve ose do të përballen me “pasoja të hidhura”, tha ai.

Ai thotë se ka arritur të sigurohet që askush të mos trokasë në derën e tij.

Ndërkohë, radhët e gjata deri në 10 km janë krijuar në kufirin Rusi-Gjeorgji ndërsa meshkujt rusë përpiqen të ikin nga rekrutimi në ushtrinë ruse.

Finlanda thotë gjithashtu se kalimet kufitare janë dyfishuar brenda një jave pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi ‘mobilizimin e pjesshëm’ të 300,000 trupave këtë javë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.