AKTUALITET

Dasma e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës! Ja disa nga personazhet VIP të ftuar në ceremoni

21:49 - 25.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë sonte. Dasma e tyre është duke u zhvilluar, ku dyshja duken kaq shumë të lumtur pranë njëri tjetrit.




Pas kërcimit të parë të Arminës dhe Shkëlzenit, fjalën e ka mbajtur ish-kryeministri Sali Berisha.

“Arben dhe Mimoza, të dashur Armina dhe Shkëlzen! Në dasma nuk duhen fjalime, ndaj dua të them vetëm dy fjalë. Nga zemra uroj Arminën dhe Shkëlzenin që kurorëzojnë dashurinë e tyre disa vjeçare sonte në këtë ceremoni, me miqtë dhe të afërmit e tyre. “-tha ndër të tjera Berisha.

Disa nga personazhet VIP të ftuar janë Amarda Toska, Ermal Mamaqi, Agnesa Vuthaj, Dalina Buzi, Valdrin Sahiti etj

Më herët, Armina ka zbuluar se ajo dhe Shkëlzeni e duan vjeshtën dhe kjo është arsyeja që vendosën që dasmën ta bëjnë në shtator.

Moderatorja e njohur, Armina Mevlani është një figurë shumë e dashur për publikun shqiptar. Ajo shpesh preferon që të komunikojë me ndjekësit e saj dhe më heret, bukuroshja ka vendosur që t’u përgjigjet pyetjeve të ndjekësve të saj.

Pyetjet më së tepërmi lidhen me marrëdhënien e saj të dashurisë me Shkëlzenin.

Pyetja: Çfarë të tërhoqi nga Zeni që i keni rezistuar kaq shumë lidhjes?

“Që në momentin e parë që e kam parë, jam tërhequr pa e ditur fare kush ishte… më pas me kalimin e kohës tek ai gjeta shumë gjëra. Ndajmë të njëjtat këndvështrime për jetën, na pëlqejnë të njëjtat rutina, jemi romantikë, ëndërrimtarë, nëse na lë bashkë kemi gjithmonë diçka për të folur dhe koha kalon shumë shpejt. Plotësojmë njëri-tjetrin gjithmonë. Tek ai kam gjetur një partner në çdo gjë”, theksoi ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.