AKTUALITET

Exit Pollet/ Qendra e djathtë shpallet fituese e zgjedhjeve në Itali, Giorgia Meloni drejt kryeministrisë

23:30 - 25.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E djathta ekstreme është shpallur fituese e zgjedhjeve në Itali sipas exit polleve të publikuara menjëhëherë pas mbylljes së procesit të votimit në or 23:00.




Sipas këtyre projektimeve, Giorgia Meloni është në rrugën e duhur për t’u bërë kryeministrja e parë grua në historinë e Italisë.

Sipas sondazhit të Rait, Meloni parashikohet të fitojë rreth 22-26% të votave, përpara rivalit të saj më të afërt Enrico Letta nga qendra e majtë.

Sondazhet e sapo publikuara i dhanë aleancës së saj të djathtë një epërsi komanuese, me 41-45% të votave.

Meloni do të synojë të formojë qeverinë më të djathtë të Italisë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Një Itali e udhëhequr prej saj do të alarmojë pjesën më të madhe të Evropës me luftën e Rusisë në Ukrainë që është ende në vijim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.