AKTUALITET

Foshnja 4 muajsh është dërguar në spital në gjendje kritike! Arrestohet babai i tij shqiptar

19:06 - 25.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një foshnjë katër muajsh ndodhet e shtruar e intubuar dhe në gjendje shumë të rëndë në spitalin e fëmijëve “Agjia Sofia”, në Greqi. Sipas ERT, gjithçka nisi pasditen e së shtunës kur prindërit e tij e morën nga një fshat i komunës së Trifilisë ku jetojnë në spitalin e Kyparissias pasi fëmija kishte konvulsione.




Mjekët që e kanë ekzaminuar kanë konsideruar se ai duhet të dërgohet në spitalin e Kalamatës, siç është bërë mbrëmjen e së shtunës. Kur foshnja mbërriti në Kalamatë dhe u kontrollua nga mjekët, u pa e nevojshme intubimi i tij dhe transferimi në spitalin e Athinës, gjë që u bë.

Në të njëjtën kohë, mjekët kanë njoftuar policinë pasi kanë zbuluar se fëmija vuante nga sindroma e lëkundjeve dhe kishte të nxira në trup. Babai 20-vjeçar i fëmijës, shtetas shqiptar, ka udhëtuar me foshnjën drejt Athinës, por pak më pas është arrestuar nga autoritetet.

Ai ndodhet aktualisht në policinë e Mesinisë, pasi ndaj tij është ngritur një çështje për dhunë në familje dhe nesër paradite pritet të dalë në prokurorinë e Qiparisisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.