AKTUALITET

Foshnja 4 muajsh torturohet nga babai i saj, policia greke është gati të arrestojë edhe nënën e fëmijës! Foshnja kishte lëndime të rënda në tru dhe mavijosje

21:15 - 25.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një foshnjë 4 muajsh nga Greqia ndodhet e shtruar në gjendje shumë kritike, e intubuar në Spitalin e Fëmijëve “Agia Sophia”. Analizat dhe një skanim CT treguan se ajo ka lëndime të rënda në kokë dhe mavijosje në të gjithë trupin.




Sipas kanalit grek ERT, gjithçka ndodhi pasditen e së shtunës, kur prindërit e tij e morën nga një fshat i komunës së Trifilisë ku jetojnë në spitalin e Kyparissia pasi fëmija pati konvulsione, prej andej u transferua në spitalin e Kalamatës mbrëmjen e djeshme.

Mjekët e spitalit të Kalamatës vendosën që fëmija të intubohet dhe të niset menjëherë për në Spitalin e Atikës, gjë që u bë. Njëkohësisht kanë njoftuar policinë pasi kanë zbuluar se fëmija vuante nga sindroma e dridhjeve dhe kishte të nxira në trup.

Babai 20-vjeçar i fëmijës, shtetas shqiptar, ka udhëtuar me foshnjën drejt Athinës, por pak më vonë është arrestuar nga autoritetet, ndërsa pritet të arrestohet edhe nëna e tij.

Ai aktualisht po mbahet në Drejtorinë e Policisë së Mesinisë, pasi ndaj tij është ngritur dosje për vrasje të mbetur në tentativë dhe dhunë në familje, ndërsa nesër paradite pritet të paraqitet në prokurorinë publike të Qiparisisë. Njëkohësisht, në banesën e tij, sipas policisë, iu gjet një bimë kanabis, një pistoletë dhe gëzhoja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.