AKTUALITET

Iu gjetën 218 885 euro të padeklaruara në automjet dhe një sasi verë e kontrabanduar, arrestohet 50-vjeçari në Vlorë

15:07 - 25.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 50-vjeçar është vënë në pranga në Portin e Vlorës pasi u kap me një sasi të konsiderueshme parash të padeklaruara. Bëhet e ditur se gjatë kontrollit në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, është kaluar një mjet kamion tip “DAF”, me drejtues shtetasin A. B.




Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 218 885 euro të padeklaruara sipas përcaktimeve ligjore në fuqi dhe kuti me shishe vere, pa faturë blerjeje.

50-vjeçari u arrestua për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.