AKTUALITET

Kupa e Botës 2022/ Familjet e punëtorëve të vrarë në Katar kërkojnë 330 milionë euro kompensim

18:41 - 25.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Raporti zbulues i The Guardian që hedh dritë mbi aspektet e errëta të Kupës së ardhshme të Botës ka ndezur një reagim zinxhir brenda komunitetit të futbollit, i cili po kërkon drejtësi për shkeljet e të drejtave të njeriut për vite me radhë nga punëtorët emigrantë në Katar.




Aksidentet në punë, kabinat plot pesë dhe gjashtë persona, pagesat e paligjshme ishin vetëm disa nga shifrat – të dhënat e paraqitura në raportin e gazetës angleze, ku Daily Mail e çon çështjen një hap më tej dhe flet për 2823 emigrantë që kanë humbur jetën gjatë projekteve ndërtimore dhe organizative.

Së fundmi, Federata Angleze e Futbollit (FA) theu heshtjen dhe kërkoi dëmshpërblim për familjet që panë njerëzit e tyre të plagosur ose të vrarë në stadiumet e Katarit, ndërsa familjarët e viktimave tani i marrin gjërat në duart e tyre!

Siç u bë e ditur, familjet bashkojnë zërin dhe kërkojnë nga Katari dhe FIFA afro 330 milionë euro dëmshpërblim, shumë e barabartë me totalin e çmimit që do t’u shpërndahet skuadrave pjesëmarrëse të Botërorit!

Nga ana e tij, vendi pritës pohon se të vdekurit në projektet e ndërtimit të stadiumeve janë vetëm… tre dhe deklarohet i gatshëm për betejën ligjore që do të gjejë përballë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.