LAJMI I FUNDIT

“Marrëveshja Serbo- Ruse, kërcënim për Ballkanin Perëndimor!”/ Berisha: Vuçiç një Putin i vogël!

13:58 - 25.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Kryetari i PD Sali Berisha ka reaguar pas takimit të zhvilluar në New York mes ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov dhe atij serb Nikolla Selakoviç për të firmosur “Marrëveshjen per Bashkëpunimin ne Politiken e Jashtme midis Moskes dhe Beogradit.”.




Berisha deklaroi se kjo është një dëshmi se Serbia po sillet si një Rusi e vogël ndërsa Vuçiç si një version i presidentit rus Putin në rajon.

Postimi i plotë:

“Marreveshja Serbo- Ruse ne New York, nje kercenim i ri per Ballkanin Perendimor!
Te dashur miq, ministri i jashtem i Putin, Sergei Lavrov pasi deshtoi ne udhetimin e tij drejt Beogradit ne fillim te qershorit te ketij viti, vizite ne te cilen, siç deklaroi vete, do te shprehte mbeshtetjen per Ballkanin e Hapur, u takua dy dite me pare ne Seline e OKB dhe firmosi me ministrin e jashtem te Serbise, Nikolla Selakoviç, Marreveshjen per Bashkepunimin ne Politiken e Jashtme midis Moskes dhe Beogradit. Kjo marreveshje deshmon qarte dhe perfundimisht se Serbia po sillet si Rusi e vogel dhe presidenti i saj Vuçiç eshte nje Putin i vogel ne Rajonin tone. Marreveshja e Beogradit me Mosken pas agresionit rus ne zemer te Europes ndaj nje vendi te lire, Ukraines, fakton se sa iluzive jane perpjekjet per te shkeputur Putinin e vogel te Serbise nga Putini i Madh i Rusise. Duke denuar me force kete si nje kercenim per paqen ne rajonin tone, shtoj se marreveshja per bashkepunim ne politiken e jashtme midis Moskes dhe Beogradit provon gjithshtu se Edi Rama, ky vasal i Vuçiçit me mbeshtetjen e Ballkanit te Hapur po punon me perkushtim per hegjemonine ruso – serbe dhe destabilizimin e rajonit dhe kunder interesave kombetare te shqiptareve. sb”, shkroi Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.