AKTUALITET

11 të infektuar me koronavirus dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

17:41 - 26.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Shëndetësisë: 132 testime, 11 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 55 të shëruar në 24 orët e fundit




26 Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 132 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 11 qytetarë, në këto bashki:

5 në Tiranë, 3 në Vlorë, 2 në Delvinë, 1 në Pukë.

Janë 550 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 55 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,702 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Shtator 2022)

Raste të reja ditore 11

Të shëruar në 24 orë 55

Të shtruar në spitale 6

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 132

Testime totale 1,978,754

Raste pozitive 330,841

Raste të shëruara 326,702

Raste Aktive 550

Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 263

Elbasan 61

Shkodër 51

Fier 49

Vlorë 35

Durrës 23

Dibër 21

Lezhë 18

Gjirokastër 11

Korçë 10

Berat 8


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.