Kronikë

Digjet një furgon pasagjerësh në Korçë, dyshohet e qëllimshme si pasojë e konkurrencës!

09:02 - 26.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një automjet furgon është djegur në orët e para të mëngjesit në Korçë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në lagjen nr. 17, ku ka rënë zjarr në mjetin tip furgon në pronësi të shtetasit Renato Torollari, banues në Korçë, i cili ishte i parkuar në afërsi të banesës.




Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. Furgoni ishte për transport udhëtarësh i firmës “Morava 93”. Pronari deklaron se nuk ka pasur ndonjë konflikt/problem. Ai thotë se mund t’ia kenë djegur për shkak të konkurrencës.

Nga ana e policisë janë sekuestruar kamerat e sigurisë, teksa sipas grupit hetimor një person shihet teksa afrohet dhe vijon puna për identifikimin e tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.