Kronikë

Lihet në arrest shtëpie mjeku i “Traumës”, që u arrestua për mitmarrje! Në gjendje të rëndë nga ishemia

16:26 - 26.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mjekut Fitim Marku i arrestuar tre ditë më parë në Spitalin e Traumës me akuzën e korrupsionit iu komunikua masa e sigurisë në spital, pasi ndodhet i shtruar në gjendje të rëndë shëndetësore.




Pas arrestimit, Marku pësoi ishemi cerebrale, e cila iu përsërit sërish. Për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore gjykata caktoi për mjekun masën “arrest shtëpie”.

Mjeku reanimator i Spitalit të Traumës u arrestua në flagrancë në kuadër të operacionit policor të koduar “Skaneri”, si dhe u shoqëruan një mjeke dhe një infermjere e po këtij spitali.

Sipas prokurorisë, arrestimi dhe shoqërimi i personelit mjekësor u bë pasi nga hetimet e kryera, rezultonte se merrnin shumë të konsiderueshme parash nga pacientë të ndryshëm për kryerjen e skanerëve pranë Spitalit të Traumës në Tiranë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.