AKTUALITET

Mbyllja e shkollave private turke në Tiranë, Berisha: Akt i shpifur! I them Sinan Idrizit mos e bë veten në këtë mënyrë se do përgjigjesh për këtë

18:01 - 26.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi si të turpshëm dhe të shpifur vendimin e kryeministrit Rama për të mbyllur shkollat dhe kopshtet në vend se  gjoja janë të lidhura me grupe terroriste dhe puçiste në Turqi.




Berisha: I rikujtoj çdo shqiptari që kurrë nuk duhet të harrojë se për ne kombi është i pari dhe ne jemi komb plureligjios. Ne nuk mund të pranojmë ndikime politike nga askush në raportet tona fetare. Ata që e thanë që feja e shqiptarit është shqiptaria ata ishin besimtarë, por e thanë se fetë nuk duhet t’i përçanin kurrë shqiptarit pavarësisht besimit.

Në një anë kërkohet të emërohet kreu i komunitetit myslimam, i cili në të gjitha statutet zgjidhet me votë nga xhemati i tij, tani na del që do na hap dhe mbyll shkollat kur të dojë. Nuk ka akt më turpshëm, më poshtërues më të shpifur se do mbyllësh shkolla dhe kopshte fëmijësh se janë të lidhura me terroristë dhe puçistë në Turqi, pa asnjë fakt. Fakti i vetëm gjejnë një oligarkë të klientelës për të thënë se e kam blerë unë godinën.

I them Sinan Idrizit mos e bë veten në këtë mënyrë se do përgjigjesh për këtë. Mos luaj në interesa kombëtare. Nëse Turqia do të respektojë Shqipërinë si vend sovran s’do mundet kurrë të diktojë mbyllje çerdhesh dhe shkollash. Ne jemi parti e interesit kombëtar, ne nuk mund të lejojmë që vendimet ndaj nesh të merren në Beograd dhe Ankara. Kanë ikur ato kohëra. Po ky është pa atdhe, një njeri i përkushtuar vjedhjes nga mëngjesi dhe në darkë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.