AKTUALITET

“As në hotel me 5 yje nuk i gjejmë ato kushte”/ Mbyllja e kopshtit “Zybejde Hanim”, prindërit të indinjuar: Ku t’i çojmë fëmijët?! Regjistrimet janë mbyllur

17:49 - 26.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prindërit të cilët kanë pasur fëmijët të regjistruar në kopshtin “Zybejde Hanim” shprehen të indinjuar pasi Gjykata Administrative rrëzoi kërkesën e kolegjit “Turgut Ozal” për mos mbylljen.




Në një prononcim për mediat, prindërit thanë se kopshti i ka të gjitha kushtet e duhura për fëmijët, ndryshe nga pretendimi i Ministrisë së Arsimit.

Vendimi për mbylljen e këtij kopshti dhe gjimnazit u morn nga qeveria të enjten e shkuar me arsyetimin se nuk plotësojnë kushtet, gjë që është kundërshtuar vazhdimisht nga nxënësit dhe prindërit, citon Fax Web.

Pjesë nga prononcimet e prindërve pas vendimit të Gjykatës:

“Unë nuk shkatrrohem nga mërzija dhe pse jam shtatzënë më tepër, sesa ku të çojë fëmijën nesër, kaq e thjeshtë. Interesi më i thjeshtë i fëmijës po shkelet në këtë rast. 253 fëmijë, nëse 123 janë tek njëra godinë, kush i jep të drejtën ministrisë së arsimit të përzejë dhe 100 e ca që janë tek godina e dytë, a mund ta dimë?

Këtë sqarim duam, qoftë nga gjyqësori që nuk na respektojë kërkesën që i dhamë ose nga ministrja e arsimit

Zotëria që ka dhënë urdhrin të jap dorëheqjen direkt sepse është shpërdorim detyre. Unë jam prind, por nuk jemi prind rruge i dimë disa gjëra”-u shpreh një nga prindërit.

“Në momentin që kam përzgjedhur këtë institucion për të arsimuar fëmijën tim, kam parë të gjitha kushtet higjenosanitare. Është një kopsht në të cilën nga një anë vjen zhvillohet nga ana akademike, në ambjentin tjetër ku fëmijët frekuentojnë ambjentin tjetër të ushqimit dhe ka një ambjent të posacëm ku fëmijët bëjnë pjesën e gjumit, tualetet janë minimalishtë tetë tualete, 8 ose 10 lavamanë sepse nuk i kam numëruar. Me keto kushte dhe ne hotel me 5 yje kur shkojmë për të bërë pushime me familjet nuk i gjejmë.

Kamë akomoduar fëmijën tim pranë këtij institucioni, i cili është më azëm bronkiale, kjo ministrja e shëndetësisë e di shumë mirë, sepse fëmija trajtohet. Unë në këto ambiente të institucionit jam strehuar prej 10 netësh në kohën e tërmetit, sepse ky institucion më dha siguri për tu strehuar aty këtë fëmijë. Ja ku është një provë sot.

Prandaj trupi gjykues, zonja ministre, qeveri e dashur, mendo për këta fëmijë, mos i hidh rrugëve!  Janë filizat e së ardhmes. Duam  t’i rrisim me dinjitet, duam ti edukojmë.

Ku do të shkojnë gjithë ata fëmijë? Ku do t’i çojnë këta prindër këta fëmijë? Nuk është 1 fëmijë është fëmija e të gjithëve këtyre prindërve, që ndodhen në punë, kanë orare të zgjatura. Ku do ta gjejmë ne këtë shërbim me këtë lloj orari, me këto lloj edukatore, me këtë infrastrukturë që kopshti ofron?

Arsimi parashkollor në lagjen time është një shkollë publike me dy klasa parashkollore me nga 35 nxënës, nuk ka ngrohje sepse kam vajtur dhe jam interesuar kur mora vesh këtë fakt se ku do çojë fëmijën. Regjistrimet janë mbyllur para se të vendosej urdhri nga ministria që kemi një afat kohor që prindi të bënte në E- albania”-tha një tjetër.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.