Kronikë

Tragjedi brenda familjes në Gjermani, babai masakron djalin 6-vjeçar me thikë!

12:09 - 26.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një incident i rëndë ka ndodhur në një kamping në Bösdorf të Gjermanisë, teksa një baba vrau fëmijën e tij 6-vjeçar dhe më pas thirri vetë policinë.




Në orën 3:37 të mëngjesit të së dielës, 39-vjeçari ka lajmëruar policinë dhe ka deklaruar se sapo kishte vrarë djalin e tij. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka gjetur të vdekur 6-vjeçarin me plagë të shumta me thikë.

Babai i fëmijës u arrestua pa rezistencë. Sipas informacioneve të BILD, burri vuan nga probleme psikologjike. Prandaj, me kërkesë të prokurorit, hetuesi i gjykatës së rrethit e dërgoi atë në një klinikë psikiatrike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.