Kronikë

Vrasja e 19-vjeçarit në Shkodër, paralajmëron Hoxha: Nëse autorët s’kapen, do të ketë vrasje të tjera!

14:31 - 26.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka komentuar vrasjen mafioze të Erjon Xhenjes, i cili u vra me armë zjarri më 18 shtator në një lokal në Shkodër.




Në një intervistë, Hoxha tha se nëse autorët e vrasjes së 19-vjeçarit nuk kapen, atëherë priten atentate të tjera. Hoxha tha se Shkodra është kthyer në një nga qytetet më të kanabizuara në Shqipëri, kjo në kombinim me grupet kriminale e bëjnë qyte tetin të rrezikshëm.

Hoxha tha se zanafilla e vrasjes se 19-vjeçarit është 25 gushti, dita kur iu bë atentat Alban Bruçit, i cili i shpëtoi mrekullisht plumbave.

Ka qenë babai i Bajram Çekores, i cili u shpall në kërkim për atentatin e Bruçit, I cila disa ditë më vonë ka folur për mediet dhe ka akuzuar policinë se po mbështet grupet kriminale të Shkodrës.

Disa ditë më vonë më 2 shtator ai u vra në derën e shtëpisë.

Zinxhiri vazhdon me 18 shtatorin vrasjen e Xhenjes, tha Hoxha. Ndërsa paralajmëroi se do të ketë vrasje të tjera, nëse policia nuk reagon dhe nuk zbulon autorët pas sulmeve.

“Ngjarja e Shkodrës fillon në 25 gusht me atentatin e Alban Bruçit. Për këtë u akuzua Bajram Çekorja dhe djali i një biznesmeni të cilët u shpallën në kërkim. Kjo aktivizoi një konflikt që është gjithë kohës në ajër. Por tentativa për Bruçin dështoi. Baba i Çekores reagoi pak ditë më pas dhe tha se sa herë që ndodhin krime policia i vjen në shtëpi, duke thënë se policia mbështete grupet kriminale në Shkodër. Ai akuzonte se grupi kundërshtar ka mbështetjen e shtetit. 4 ditë pas 25 gushtit, Bajram Çekorja shpallet në kërkim. Ismet Çekorja tha se I biri s’ka gisht, Në datë 2 shtator vritet në atentat Ismet Çekorja, ai që tha se policia mbështet grupet kriminalë. Vrasja e tij i trazoi ujërat. Kjo u shoqërua me atentatin e 18 shtatorit, ku Erjon Xhenje 19 vjeç u vra në një lokal. Grupet kriminale nuk goditen vetëm njerëzit direkt por dhe të afërmit. Në Shkodër janë të gjithë të kërcënuar. Ngjarja nisi në 25 gusht, nuk u veprua shpejt, prandaj pati atentate të tjera. I pari erdhi më 2 shtator, i treti më 18. Sigurisht do të ndodhi dhe tjetër, sigurisht e di emrin por nuk di se kur. Shkodra ka qenë qyteti më i kanabizuar këtë vit. 200 bimë kanabisi në një parcelë. Zona më e kanabizuar e miksuar me konfliktet e grupeve. Nëse nuk merren masa do presim vetëm viktimën e radhës”, tha Artan Hoxha për Abc.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.