LAJMI I FUNDIT

Denoncimi i Berishës/ Si po ngrihen kullat e deputetit të PS në Tiranë

13:49 - 27.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar ndërtimin e tre kullave në ish-truallin e UET, nën emrin e deputetit të PS Laert Duraj.




‘Qeveria e drogës lumturon lepirësit e saj me kulla. Monumentet e drogës dhe krimit të klientelës së partisë mbushin Tiranën’, shkruan Berisha në Facebook.

308183532_659572572190515_6459182033556783480_n 307961759_659572578857181_8102970261932188198_n 308182819_659570925524013_6298792043326172844_n 308079896_659570912190681_6577110304670881626_n
<
>

Postimi i plotë:

Qeveria e drogës lumturon lepirësit e saj me kulla.

Monumentet e drogës dhe krimit të klientelës së Partisë mbushin Tiranën.

Learti i Partisë shpërblehet me tre kulla!

Miq, qytetari dixhital shkruan se: Tre kulla me 292 apartamente banimi e 30 zyra do të ndërtohen në truallin e ish-UET. Kjo është tronditëse. Tirana nuk ka më hapësirë të lirë për të marrë frymë.

Cilido kalon në zonën e ndërtimit ka vënë re se ky projekti gjigant, i projektuar nga qeveria, po zhvillohet nën emrin e deputetit të PS Laert Duraj. Universiteti në pronësi tashmë të vëllait të tij arkitekt, Rudin Durajt, me 51% të aksioneve, u zhvendos nga vendi historik tek ish-Porcelani, teksa trualli tek ‘Bulevardi Gjergj Fishta’ do të kthehet në kulla për përfitim të ish-Drejtorit të Postës me lejen e Erion Veliajt dhe Edi Ramës si dhe projeksion të vëllait të tij arkitekt.

Laert Duraj, me bekimin e Edi Ramës dhe Erion Betonit, do të ndërtojë këto 3 kulla me paratë e “fituara” gjatë kohës që mbante pozicionin si Drejtor në Postën Shqiptare. Këta ushtarë të Edi Ramës po betonizojnë, zhvasin, shkatërrojnë vendin dhe qytetarët shqiptarë. Nga ana tjetër, si të pafytyrë e të pashpirt që janë, godasin çdo centimetër të njerëzve në pamundësi me brutalitet dhe dënime maksimale.

Erion Betoni dhe shefi i tij do të mbajnë përgjegjësi për çdo tullë të vendosur, çdo centimetër tokë të falur e vjedhur, për çdo leje e konçesion të dhënë. Kjo qeveri e kotecit kërkon reagim të menjëhershëm e të përgjithshëm. #sb

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.