AKTUALITET

“Çfarë krimi është? Po vriste njeri?”/ Skënder Brataj mbron mjekun e arrestuar te Trauma: Të më thotë një shqiptar që s’ka dhënë lekë!

11:16 - 27.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, duke komentuar arrestimin e mjekut të spitalit të Traumës pak ditë më parë, Fitim Markut, ka pranuar në një studio televizive se korrupsioni është “sheshit” në mjekësi, si dhe në çdo fushë tjetër tha ai.




I ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në ‘Top Channel’, Brataj theksoi se korrupsioni ekziston, nuk doli sot që të habitemi se çfarë ndodhi.

“Çfarë krimi është? Po vriste njeri? Ka kërkuar lek, se nuk e dimë a i ka kërkuar apo ja ka dhënë. Si procedurë nuk duhet t’i marrë në spital. Të më thotë një shqiptar që nuk ka dhënë lek”, tha Brataj.

Madje Brataj ka sjellë dhe shembullin e Italisë, ku ka punuar disa vite dhe tha se dhuaratat ndaj mjekut deri ne 300 euro janë te lejuara me ligj.

PJESË NGA FJALA E TIJ NË INTERVISTË:

“Nuk diskutohet fenomeni t’i dalësh krah, se fenomeni i korrupsionit është i dënueshëm. Këtu është mënyra se si u bë një akt, një kriminalizim i personit, i mjekut që është e papranueshme. Avokati e tha, që cfarë krimi është, po vriste njeri? Ka kërkuar lekë se nuk e dimë ka kërkuar a i ka marrë. Si procedurë brenda spitalit nuk duhet ta bëjë, ka referim, ka programim. Si në cdo sektor tjetër dhe në mjekësi është e hapur sheshit që korrupsioni ekziston. Duam ta pranojmë apo jo, është një fenomen që në të gjitha fushat, kur shkon të marrësh diçka, po nuk dhe diçka, nuk merr dot gjë. Nuk na doli sot ky fenomen e do habitemi, uau që e kapëm kriminelin e zhdukëm një bandë brenda spitalit ushtarak”.

Pyetje: Pra ju e pranoni dhe vetë që ekziston korrupsioni?

Brataj: Po të më thotë një shqiptar që ka kryer një veprim që nuk ka dhënë një 2 mijë apo 5 mijë lekë, të ndajmë korrupsionin nga dëshira. Se kamarierit unë nga 800 lekë çdo ditë i lë 1 mijë lekë. Në Itali dhurata njihen deri në 300 euro mjekut që të shërbente, qoftë a si mjek, po ligjërisht është e pranueshme. Dhurata mjekut deri në një shifër lejohet. Fakti që si u arrestua, si u demonstrua, përse duhet të vijë policia me kapuç, kur agjenti është i zbuluar. Këto të tjerët për cfarë erdhën? E pse duhet të dalë përmes urgjencës? Duke penguar punën, ti më bllokon hyrjen e urgjencës me një makinë të blinduar. Mua më duket shumë e ekzagjeruar…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.