BLUETOOTH

Kim Kardashian: Për momentin nuk dua një të dashur, në të ardhmen shkencëtar, biokimist apo doktor

13:39 - 27.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kim Kardashian është single dhe ka në plan të qëndrojë e tillë. Pas divorcit të saj të turbullt me ​​Kanye West dhe lidhjes disa mujore me ish-komedianin e Saturday Night Live, Pete Davidson, ylli i Hollivudit ka zbuluar se nuk ka interes të fillojë një lidhje të re së shpejti.




Vetëm ditën e djeshme, gjatë një daljeje në Live me Kelly dhe Ryan, Kim Kardashian u pyet se çfarë po kërkon nga një mashkull i ri dhe se kush mund të jetë në krah të saj. Ajo thjesht u përgjigj me: “Absolutisht asnjë”.

Kim la të kuptohet se ka kaq shumë gjëra për të bërë tani që kërkojnë aq shumë vëmendjen e saj, saqë nuk ka vend në jetën e saj për një të dashur.

“Nuk po kërkoj asgjë me askënd, mendoj se me të vërtetë duhet të jem vetëm dhe të fokusohem te fëmijët e mi dhe të mbaroj shkollën”, tha ajo.

Vetëm pak javë më parë, në një intervistë me James Corden, Kim tha me shaka se duke qenë se marrëdhëniet e saj me njerëzit në industrinë e argëtimit nuk duket se po funksionojnë, ajo do të kërkojë partnerin e saj të ardhshëm diku tjetër.

-0-500-kimmmm-417 -0-500-kimmm-767 -0-500-kimcover-190 -0-500-kimm-396
<
>

Me shaka ajo tha se do të fillonte të frekuentonte firmat mjekësore ose të Avokatisë për të gjetur të dashurin e saj të ardhshëm.

“Unë mendoj se do të jetë dikush si një shkencëtar, neuroshkencëtar, biokimist, doktor apo avokat,” i tha ajo Corden. “Kjo është ajo që unë imagjinoj në të ardhmen.”

Kim tha gjithashtu se për shkak të famës së saj, hapja e një profili Hinge ose Bumble ose Tinder nuk është një opsion. “Mendoj se mënyra më e lehtë për mua për të takuar dikë është përmes diçkaje të organizuar në shtëpinë e një miku. Megjithatë, nuk duhet të jetë asgjë e ekzagjeruar. Dhe absolutisht nuk duhet të jetë në publik. Por do të jetë për të ardhmen, sepse për momentin nuk po kërkoj vërtet një histori”.

Kim Kardashian është e martuar prej 8 vitesh me Kanye West, me të cilin ka katër fëmijë. Praktikisht menjëherë pas divorcit, ylli filloi të takohej me Pete Davidson, i cili megjithatë u largua në fillim të gushtit pas një lidhjeje 9-mujore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.